|
Integrimi Si Pengesë Për Demokracinë |
|
|
|
|
Blendi Kajsiu
Tashmё integrimi nё Bashkimin Evropian ёshtё bёrё prioritet i padiskutueshёm pёr cdo qeveri shqiptare. Aq sa ai ёshtё kthyer nё njё simbol tё identitetit tonё kombёtar, nё njё tabu tё paprekshme politikisht dhe nё njё ёndёrr pothuajse tё pёrgjithshme popullore. Sot flitet me shumё patos, dedikim dhe dashuri pёr Bashkimin Evropian, me shumё respekt pёr Brukselin, ashtu si dikur, madje ndonjёherё edhe nga persona tё njёjtё, flitej pёr Bashkimin Sovjetik dhe Moskёn. Ndonёse kёto dy bashkime mund tё pёrngjasin vetёm nga emri, mёnyra se si trajtohet sot procesi integrimit nё BE ёshtё shqetёsuese, pasi ai ёshtё shenjtёruar nё atё pikё saqё ёshtё pothuajse blasfemi ta kritikosh. Sa mё shumё rritet dёshpёrimi me situatёn politike dhe ekonomike nё vend aq mё shumё integrimi shikohet si e vetmja rrugё shpёtimi, duke e dogmatizuar kёshtu procesin deri nё atё pikё saqё ai bёhet krejtёsisht i pakontestueshёm, mbi dhe jashtё debatit publik.
|
|
Read more...
|
|
|
Provincializimi i Evropës dhe Debati Publik Mbi Integrimin Evropian |
|
|
|
|
Enis Sulstarova Universiteti Europian i Tiranёs (UET) Debati provincial mbi Evropën Në prag të nënshkrimit të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Evropian, në shtypin shqiptar nisën replikat e ashpra midis Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qoses, jehona e të cilit vazhdon edhe sot. Prej këtij debati, ku u përshinë gati të gjithë intelektualët dhe opinionbërësit më në zë brenda dhe jashtë kufirit shtetëror (deri te arbëreshët, shih Mandala & Marku, 2006), si edhe prej debateve të tjerë të ngjashëm që janë shfaqur më parë dhe herë pas here në shtypin shqiptar, krijohej përshtypja se çështja e integrimit të Shqipërisë në BE po debatohet seriozisht në publik. Mirëpo nuk është kështu. Si ndodh rëndom në këtë vend, debati Kadare-Qose, si edhe shumë të tjerë para tij, ishte tejet provincial, me gjithë përfshirjen në të të intelektualëve tanë të shquar. E quaj provincial, sepse nuk u fol mbi përfitimet e shoqërisë shqiptare prej procesit të anëtarësimin, detyrimet e Shqipërisë në këtë fazë të re të rrugës së integrimit, mbi ecurinë e reformave, mbi ngadalësimin apo edhe dështimin e tyre të dukshëm në disa drejtime, mbi alternativat e ofruara për realizimin sa më mirë të objektivave të integrimit etj. E thënë shkurt, nuk ishte një debat politik. Debati u soll në mënyrë të ngushtë rreth pyetjes së çuditshme: a janë apo jo evropianë shqiptarët? Pse ndodhi kjo? Pse mendimi intelektual shqiptar është i paaftë të gjenerojë një debat politik mbi integrimin dhe ta lerë “integrimin” të përdoret vetëm në rrafshin e propagandës elektorale dhe të garës së rëndomtë të partive politike për të marrë flamurin e evropianizmit? Pse jemi një vend periferik duhet të zhvillojmë vetëm debate publike provinciale? |
|
Read more...
|
|
Euroskepticizmi Një Vështrim nga e Majta |
|
|
|
|
Fatos Lubonja
Përgjithësisht vijmë nga një kulturë dhe një sistem arsimor që nuk ka nxitur as dyshimin dhe as eksperimentin për gjetjen e së vërtetës, por bindjen tek fjala e autoritetit. E në përgjithësi kjo kulturë mbetet dominante edhe sot; prandaj në kontekstin shqiptar na del në mënyrë dramatike nevoja për dyshimin si instrument i mendimit dhe i kulturës në tërësi. Pa dyshim, një nga fushat ku është reflektuar kjo kulturë e mosvënies në dyshim të autoritetit është edhe ajo e marrëdhënieve me Perëndimin ku spikat bindja ndaj autoritetit Perëndim, që shpesh ka qenë edhe sinonim i Evropës, adhurimi me verbëri dhe mitizimi i modeleve dhe i të vërtetave të tij. Fakti që sot kemi filluar të flasim për eurodyshimin tregon se kemi arritur në një kohë kur shumë dështime të poskomunizmit na kanë çuar edhe tek nevoja për të parë në mënyrë kritike edhe Evropën edhe marrëdhënien tonë me të, e më në përgjithësi do të thoja për të dekonstruktuar mitin Evropës ashtu sikurse shumë mite të tjera. |
|
Read more...
|
|
Norma Evropiane dhe Opinioni Lokal: Mangësitë e Përqasjes Institucionaliste. |
|
|
|
|
Prof. Dr. Artan FUGA Provat se opinioni shoqëror shqiptar përgjatë këtyre dekadave ka qenë për një integrim të shpejtë evropian të vendit të tij janë të pakundërshtueshme. Bile, mund të thuhet pa asnjë ndrojtje se këto prova shkojnë shumë më larg dhe më thellë ndër vite. Njëra nga këto prova pati një fund tragjik sepse u shtyp me forcë, me rreptësi dhe me propagandë prej pushtetit totalitar aty nga fillimet e viteve ’70. Pak më parë se kjo kohë, regjimi (ende nuk është botuar ndonjë dokument që ta shpjegojë bindshëm se për çfarë shkaku), u duk sikur e çliroi pak rripin e propagandës dhe të censurës ndaj artit, kulturës dhe letërsisë evropiano – perëndimore. Dhe brenda shumë pak kohësh publiku, konsumatori i artit dhe i letërsisë, vetë krijuesit, regjisorët, ndofta edhe vetë organizatorët e ngjarjeve artistike në nivel kombëtar – nisën, qoftë edhe duke imituar, të drejtojnë antenat e ndërgjegjes drejt Perëndimit. |
|
Read more...
|
|
HIBRIDIZIMI I HAPËSIRËS POLITIKE |
|
|
|
|
Transformimi i hapësirës politike nën tensionin mes legjitimitetit legal të pushtetit dhe legjitimitetit që vjen nga jashtë - rasti i Shqipërisë 1990-2004 Nga MA. HENRI ÇILI Nocioni i legjitimitetit të pushtetit në debatin publik në Shqipëri është një problem relativisht i vonë, duke folur gjithnjë për periudhën pas vitit 1990, kur nisën ato që quhen në ligjërimin lokal si “proceset demokratike”. Është i vonë madje edhe në vetë dinamikën e procesit të demokratizimit, po të kemi parasysh se termin “legjitimitet” apo debatin rreth tij e ndeshim në media, dhe ligjërimin politik kryesisht pas problemeve të zgjedhjeve të vitit 1996. Pa përjashtuar ndonjë trajtim rastësor apo teorik, mund të thuhet se rreth problemit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ka nisur dhe është zhvilluar debati për legjitimitetin në axhendën e temave të ditës. |
|
Read more...
|
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 Next > End >>
|
|
Page 1 of 2 |