| Integrimi Si Pengesë Për Demokracinë |
|
|
|
|
Blendi Kajsiu Tashmё integrimi nё Bashkimin Evropian ёshtё bёrё prioritet i padiskutueshёm pёr cdo qeveri shqiptare. Aq sa ai ёshtё kthyer nё njё simbol tё identitetit tonё kombёtar, nё njё tabu tё paprekshme politikisht dhe nё njё ёndёrr pothuajse tё pёrgjithshme popullore. Sot flitet me shumё patos, dedikim dhe dashuri pёr Bashkimin Evropian, me shumё respekt pёr Brukselin, ashtu si dikur, madje ndonjёherё edhe nga persona tё njёjtё, flitej pёr Bashkimin Sovjetik dhe Moskёn. Ndonёse kёto dy bashkime mund tё pёrngjasin vetёm nga emri, mёnyra se si trajtohet sot procesi integrimit nё BE ёshtё shqetёsuese, pasi ai ёshtё shenjtёruar nё atё pikё saqё ёshtё pothuajse blasfemi ta kritikosh. Sa mё shumё rritet dёshpёrimi me situatёn politike dhe ekonomike nё vend aq mё shumё integrimi shikohet si e vetmja rrugё shpёtimi, duke e dogmatizuar kёshtu procesin deri nё atё pikё saqё ai bёhet krejtёsisht i pakontestueshёm, mbi dhe jashtё debatit publik. Kaq i rёndёsishёm ёshtё ky proces saqё ai tashmё pёrcakton edhe vetё sistemin tonё demokratik. Demokratizimi si proces ёshtё njehsuar tashmё me integrimin nё Bashkimin Evropian, sikurse edhe zhvillimi, modernizimi apo progresi i shoqёrisё shqiptare nё pёrgjithёsi. Kёshtu, nё programin e qeverisё shqiptare 2005 – 2009 theksohet qartё se “Zhvillimi dhe integrimi janё dy anё tё sё njёjtёs medalje, dy drejtime plotёsisht tё lidhura e kushtёzues tё njёri – tjetrit. Zhvillimi kalon nёpёrmjet integrimit dhe integrimi nёpёrmjet zhvillimit tё vendit.” Nё mёnyrё identike perceptohet edhe marrëdhёnia midis integrimit evropian dhe demokratizimit. Premisa bazё mbi tё cilёn zhvillohet sot procesi i demokratizimit nё Shqipёri ёshtё: demokratizim do tё thotё integrim dhe anasjelltas. Integrimi ёshtё bёrё tashmё njёsia matёse e konsolidimit demokratik. Sa mё afёr BE-sё tё ndodhet Shqipёria aq mё demokratike ёshtё ajo dhe anasjelltas. Kjo premisё ёshtё e gjithё pranuar, si nga faktorёt lokal edhe nga ata ndёrkombёtarё. Aq sa tashmё ajo tashmё nuk ka mё nevojё tё vёrtetohet empirikisht, sepse pёrbёn njё aksiomё qё ёshtё self-evident, njё nga ato tё vёrteta bazё, mbi tё cilat ngrihen sisteme tё tёra arsyetimi.
Ndonёse njё vёshtrim empirik tregon tё kundёrtёn; nё momentet kur Shqipёria ka qenё shumё larg anëtarёsimit nё Bashkimin Evropian, procesi i saj politik ka qenё tejet demokratik. Kёshtu si zgjedhjet e vitit 1991, si ato tё viti 1992 ende mbeten proceset zgjedhore mё tё gjithёpranuara politikisht, dhe mё pak tё kontestuara, pavarёsisht nga arsyet konkrete pёrse ka ndodhur diçka e tillё. Ashtu sikurse edhe transferimi i pushtetit nё kёtё periudhё mbetet nga mё tё papёrsёritshmit, me dorёheqjen e presidentit Alia dhe me zgjedhjen e presidentit Berisha. Sot, kur jemi mё pranё se kurrё me Bashkimin Evropian, duket se kemi edhe disa nga problemet mё themelore me sistemin demokratik, njё pёrplasje tё ashpёr mes pushteteve, njё proces zgjedhor ende tё bllokuar dhe pak premtues. Natyrisht, kjo nuk do tё thotё qё afrimi me BE-nё automatikisht ka prodhuar mё pak demokraci. Ashtu sikurse nuk mund tё konkludohet, tё paktёn empirikisht, se procesi i integrimit automatikisht prodhon demokraci, apo mund tё njehsohet me demokratizimin. Kjo ese ёshtё njё pёrpjekje pёr tё kritikuar paradigmёn ekzistuese dhe tё gjithёpranuar, si nga aktorёt lokalё ashtu edhe nga ata ndёrkombёtarё, se nё rastin e Shqipёrisё procesi i integrimit nёnkupton njёkohёsisht edhe procesin e demokratizimit. Paradigmё, qё ka prodhuar edhe qasjen sipas sё cilёs Shqipёria do tё demokratizohet nёpёrmjet karrotave dhe shkopinjve tё procesit tё integrimit nё Bashkimin Evropian. Nё kёtё ese kjo qasje kritikohet jo thjesht pёr faktin se ajo nuk ka prodhuar mё shumё demokraci, por kryesisht sepse nё thelb njё qasje e tillё ngrihet mbi premise qё bien ndesh me parimet mё elementare tё njё sistemi demokratik. Njё kritikё e tillё nuk ka tё bёjё me anëtarёsimin e Shqipёrisё nё BE per se. E thёnё ndryshe, nё kёtё ese nuk diskutohet nёse Shqipёria duhet apo jo tё jetё anёtare e BE-sё. Kjo ёshtё njё çёshtje qё duhet debatuar mё vete. Nё kёtё ese do tё argumentojmё se shpesh mёnyra se si ёshtё konceptuar procesi i integrimit, dhe se si ai pёrdoret nga aktorёt lokalё, jo vetёm qё nuk e ndihmon por e pengon demokratizimin. Pёrtej paradigmёs sё tranzicionit ose politizimi i demokracisё Demokratizimi si koncept buron nga paradigma e tranzicionit, nё vetvete ai nёnkupton njё proces nёpёrmjet tё cilit demokracia pёrmirёsohet, konsolidohet dhe funksionon mё mirё. Pra, ky koncept mbart nё vetvete edhe paradigmёn e konsolidimit tё demokracisё dhe institucioneve, tё cilat, sipas kёsaj qasjeje, janё tё brishta dhe duhet tё forcohen. Njё konceptim i tillё ishte mёse i natyrshёm pёr vendet qё erdhёn nga “jo-demokracia” ose nga sistemet e ashtuquajtura totalitare komuniste, ndonёse kёto tё fundit e quanin veten demokraci. Ёshtё pikёrisht kjo paradigmё qё duhet tejkaluar pёr tё kuptuar marrëdhёnien komplekse midis demokracisё dhe integrimit. Pra, duhet ta shkёpusim konceptin e demokratizimit nga pradigma e tranzicionit, sipas sё cilës, demokratizimi ёshtё njё proces linear qё prodhon gradualisht konsolidimin e institucioneve demokratike. Kjo paradigmё tashmё ёshtё kritikuar gjerёsisht nga autorё tё ndryshёm si e papёrshtatshme pёr tё shpjeguar stadin aktual tё demokracive nё vende si Shqipёria. Ajo ёshtё jo vetёm sempliste, por anashkalon kompleksitetin e procesit politik qё prodhon funksionimin ose jo tё sistemit demokratik. Frymёzohet nga njё qasje teleologjike qё nuk mund tё shpjegojё qerthullet vicioze nёpёr tё cilat ka kaluar dhe po kalon demokracia shqiptare, as faktin qё shumё nga fenomenet me tё cilat pёrballet sot demokracia shqiptare, si zgjedhje jo tё lira dhe tё ndershme, janё produktet dhe jo simptomat e tranzicionit. Duke u pёrqendruar pothuajse ekskluzivisht nё konsolidimin e institucioneve demokratike kjo paradigmё anashkalon disa nga krizat themelore me tё cilat pёrballet demokracia shqiptare sot, si mungesa e legjitimitetit tё elitёs apo apatia politike. Sipas qasjes tranzitologjike (si dhe njё sёrё qasjesh tё tjera tё ngjashme me tё, mbi tё cilat bazohet edhe paradigma e demokratizimit nёpёrmjet integrimit), demokratizimi vlerёsohet duke u pёrqendruar tek ndёrtimi, konsolidimi dhe sjellja e institucioneve. Ndёrsa politika konsiderohet si njё proces qё zhvillohet ose brenda ose midis institucioneve, dhe jo si procesi nёpёrmjet tё cilit institucionet sendёrzohen. Pra, nё terma analitike i jepet prioritet institucioneve dhe jo procesit politik, qё nё fakt i paraprin institucionet dhe ёshtё celёsi pёr tё kuptuar suksesin apo dёshtimin e demokracisё. Politika nё pёrkufizimin e saj mё tё thjeshtё si procesi nёpёrmjet tё cilit vendoset “kush merr çfarё dhe ku” ёshtё pikёnisja dhe jo mbarimi i formёsimit tё institucioneve. Ajo i papraprin dhe formёson institucionet, tё cilat mё pas e formёsojnё atё. Natyrisht ёshtё e vёshtirё, pёr tё mos thёnё e pamundur, qё tё ndash institucionet dhe procesin politik nёpёrmjet tё cilit ato formёsohen dhe formёsojnё. Nё tё vёrtetё kёto janё fenomene qё ndodhin nё mёnyrё tё njёkohshme, simultane. Nё kёtё ese ne i ndajmё ato mё shumё pёr arsye analitike, si dhe pёr tё theksuar rёndёsinё e procesit politik, pasi nё paradigmёn ekzistuese institucionet shihen jo vetёm si tё shkëputura, por edhe sikur i paraprijnё procesit politik. Pёr pasojё, dёshtimi i procesit tё konsolidimit tё institucioneve demokratike duhet parё mbi tё gjitha si njё dёshtim politik dhe jo thjesht institucional. Ai nuk mund tё kuptohet duke u mjaftuar me konstatimin e dёshtimit tё institucioneve, qё nё vetvete pёrbёn produktin dhe jo pasojёn e dёshtimit tё procesit politik. Edhe pse dёshtimi i institucioneve demokratike, qoftё procesi elektoral apo procesi kushtetues, e riprodhojnё dёshtimin e procesit politik. Dinamika, qё sikurse u theksua, janё tё njёkohёshme. Kjo ёshtё edhe njё nga arsyet se pёrse gabimisht pёrpjekjet pёr demokratizim pёrqendrohen kryesisht tek dimensioni i dёshtimit institucional. Njё tjetёr arsye e kёtij keqkuptimi ёshtё fakti se procesi politik ёshtё vёshtirёsisht, pёr tё mos thёnё pamundёsisht, i pёrkthyeshёm nё tё dhёna sasiore, qё mund tё interpretohen nё mёnyrё “shkencore” nga politologёt apo burokratёt. Politika ёshtё njё hapёsirё qё vёshtirё se mund tё kufizohet brenda kufijve tё “objektivitetit shkencor”. Kjo e bёn shumё tё vёshtirё hartimin e raporteve apo politikave mbi tё cilat mund tё bazohen ndёrhyrjet demokratizuese. Pёr tё gjitha kёto arsye nuk pёrbёn aspak çudi fakti qё paradigma e tranzicionit ka rezistuar pёrballё shumё kritikave nga rrethet e ndryshme akademike dhe vazhdon tё pёrdoret nga shumё donatorё dhe institucione qe merren me demokratizimin nё terren. Pavarёsisht nga mangёsitё apo kritikat e shumta pёrsёri raporte sasiore tё tipit Nations in Transit nga Freedom House, mbeten ndёr mё tё cituarat dhe mё tё pёrdorurit, ndonёse nё to shtjellohet pak ose aspak dinamika politike e demokracive qё monitorohen. Si pasojё e qasjes sё mёsipёrme, pёrpjekjet pёr demokratizim pёrqendrohen pothuajse tёrёsisht tek “teknologjia e demokracisё” dhe forcimi i institucioneve, duke anashkaluar dhe madje duke bllokuar dinamikёn politike qё i prodhon kёto institucione. Kjo prodhon institucione tё dobёta si dhe domosdoshmёrinё pёr tё ndёrhyrё pёr forcimin e institucioneve. Shembulli mё i mirё nё rastin konkret ёshtё procesi zgjedhor. Pas mё shumё se 15 vitesh nё Shqipёri institucioni i zgjedhjeve tё lira dhe tё ndershme ende nuk ёshtё konsoliduar. Zgjedhjet e fundit parlamentare, 3 korrik 2005, ndonёse u pranuan nga palёt, treguan se ende duhen arritur disa standarde bazё. Qasja e deritanishme nё raport me procesin elektoral, sikurse tregohet qartё edhe nё raportet e OSBE-sё ka qenё ajo e konsolidimit gradual dhe teknik tё kёtij procesi. Nё pamundёsi pёr tё pёrballuar kompleksitetet e dinamikёs politike qё prodhojnё zgjedhje tё kompromentuara, raporte tё tilla janё pёrqendruar tek teknologjia e procesit elektoral, qё ёshtё pasoja dhe jo shkaku i deformimit politik. Kёshtu, pёr çdo palё zgjedhje raportet e OSBE-sё kanё shprehur “pёrmirёsim nё raport me zgjedhjet e kaluara”, ndonёse gjithmonё mbetet shumё pёr tё bёrё. Kёshtu, demokracia shqiptare duket se ёshtё pёrherё nё njё proces tё pandёrprerё konsolidimi, por qё nuk pёrfundon kurrё. Nё fakt, shpesh pёrpjekjet pёr konsolidim prodhojnё veçse institucione mjaft tё brishta, qё vёshtirё se mund tё ekzistojnё pa mbёshtetjen ndёrkombёtare. Institucione, qё mbi tё gjitha janё produkt i nevojёs pёr stabilitet apo pёr tё eliminuar konfliktin, sesa i njё procesi politik mes palёve, çka do tё garantonte edhe jetёgjatёsinё e tyre. Pёr tё tejkaluar njё handikap tё tillё duhet tё rikonceptualizojmё qasjen tonё ndaj demokracisё. Sё pari, duhet hedhur poshtё vetё koncepti i konsolidimit demokratik. Njё demokraci funksionale pothuajse nuk konsolidohet kurrё pasi ёshtё nё proces tё vazhdueshёm evoluimi. Njё sistem i shёndetshёm demokratik nёnkupton antagonizёm tё vazhdueshёm, pёrplasje midis identiteteve tё forta politike dhe njё konflikte tё hapura interesash. “Nёse kёto mungojnё, ato mund tё zёvendёsohen lehtё nga pёrplasja midis vlerave morale tё panegociueshme apo identiteteve esencialiste.” Prandaj vetё ideja e njё zgjidhjeje finale tё konfliktit, implicite nё konceptin e konsolidimit demokratik, e rrezikon projektin demokratik. Konflikti dhe antagonizmi pёrbёjnё fushёn e ekzistencёs pёr demokracinё, nuk mund tё ketё demokraci pa konflikt dhe antagonizёm. Pёr kёtё arsye demokracia duhet konceptuar si njё e mirё qё ekziston pёr sa kohё ёshtё e paarritshme. “Kjo demokraci do tё jetё njё demokraci gjithmonё ‘nё bёrje e sipër’, pasi konflikti dhe antagonizmi pёrbёjnё njёkohёsisht kushtin mbi tё cilin projekti demokratik ngrihet, dhe prej tё cilit ai nuk mund tё realizohet kurrё plotёsisht.” Pёr kёtё arsye insistimi pёr politika konsensuale dhe jo konfliktuale, qё dёgjohet shpesh nё kuadrin e procesit tё integrimit, mund tё prodhojё mё shumё dhe jo mё pak demokraci, pёr sa kohё konflikte tё tilla sheshohen duke e mёnjanuar procesin politik. Pёr kёtё arsye tejkalimi i paradigmёs sё tranzicionit dhe konceptit tё saj tё konsolidimit tё institucioneve demokratike do tё na ndihmonte tё kuptonim se si procesi i integrimit e pengon dinamikёn politike tё demokracisё, çka pёrbёn dhe bazёn e njё sistemi funksional demokratik. Nё kёtё kontekst premisa bazё mbi tё cilёn mund tё kuptohet mё mirё problematika e demokracisё shqiptare ёshtё konstatimi se dёshtimi themelor i demokracisё shqiptare ёshtё nё thelb njё dёshtim politik dhe jo institucional. Kjo pёr faktin e thjeshtё, qё u theksua edhe mё sipёr, se institucionet janё produkt i procesit politik dhe jo anasjelltas. Ajo qё e kёrcёnon mё sё shumti demokracinё shqiptare sot ёshtё eliminimi i debatit politik dhe jo institucionet e dobёta. Pёrqendrimi i tepruar tek retorika luftarake anti-korrupsion, qё mjegullon debatin mbi politikat reformuese, ёshtё veçse njёri nga shembujt e kёtij kёrcёnimi. Njё demokraci e shёndetshme dhe funksionale kёrkon njё debat tё ndezur politik mbi alternativa tё ndryshme programore, qё formёson dhe formёsohet nёpёrmjet institucioneve dhe procedura politike qё shprehin dhe pёrfaqёsojnё interesa tё ndryshme politike dhe ekonomike. Kjo ёshtё njё sine qua non pёr njё demokraci qё i pёrgjigjet nevojave tё qytetarit dhe qё nuk prodhon thjesht zhgёnjim dhe apati politike. Ёshtё mungesa e njё debati tё tillё qё e redukton politikёn nё retorika dhe aksione politike populiste, qё janё njё kёrcёnim imanent pёr institucionet politike qё “pengojnë” realizimin e aksioneve tё tilla. Pёr kёtё arsye, sfida mё e madhe e demokracisё shqiptare sot nuk ёshtё konsolidimi i institucioneve, por realizimi i njё procesi politik gjithëpёrfshirёs dhe pёrfaqёsues pёr interesa dhe grupime tё ndryshme shoqёrore. Kjo sfidё nuk ёshtё unike pёr demokracinё shqiptare, por pёr demokracitё liberale nё pёrgjithёsi. Pjesëmarrja e ulёt dhe apatia politike, pakёnaqёsia e elektoratit me partitё politike dhe politikanёt nё pёrgjithёsi, kriza e pёrfaqёsimit, janё fenomene qё hasen edhe nё demokracitё mё tё konsoliduara. Kёshtu, edhe nё tё ashtuquajturat demokraci tё konsoliduara ekziston njё pakёnaqёsi apo hendek nё rritje me procesin politik. Shiko Tabelёn 1.1. Tabela 1.1. Besimi tek institucionet nё BE, Britaninё e Madhe dhe Shqipёri
Kjo nuk do tё thotё qё problemet e demokracisё shqiptare janё identike me ato Evropiane. Natyrisht konsekuencat e fenomeneve tё mёsipёrme mund tё jenё shumё mё serioze nё rastin e Shqipёrisё sesa nё tё ashtuquajturat demokraci tё konsoliduara. Megjithatё, kjo nuk duhet tё na pengojё tё shikojmё se, ndonёse pasojat mund tё jenё tё ndryshme shkaqet janё tё njёjta. Janё pikёrisht kёto fenomene qё janё shkaku dhe pasoja e krizave tё njёpasnjёshme qё ka kaluar dhe po kalon demokracia shqiptare. Kёshtu qё sfidat me tё cilat pёrballet demokracia shqiptare nuk duhen parё si simptoma tё mungesёs sё konsolidimit demokratik, por si shfaqje tё njё krize tё demokracisё. Institucionet e dobёta janё para sё gjithash pasoja e njё procesi politik jopёrfaqёsues, aspak transparent, kompetitiv apo gjithёpёrfshirёs. Integrimi dhe Demokracia Jo rastёsisht nё kёtё seksion do tё shqyrtojmё marrëdhёnien midis procesit tё integrimit dhe demokracisё, dhe jo demokratizimit. Sikurse u tregua mё sipër, koncepti i demokratizimit, qё nёnkupton konsolidimin demokratik, nuk ёshtё aspak i dobishёm pёr tё shqyrtuar dёshtimet e demokracisё shqiptare. Mё shumё se kudo tjetёr kriza e demokracisё shqiptare pasqyrohet jo tek institucionet e dobёta, por tek kriza e pёrfaqёsimit, çka nuk ёshtё tipike vetёm pёr demokracinё tonё. Pothuajse tё gjitha sondazhet tregojnё se elektorati ka pak besim tek institucionet demokratike dhe fare pak tek partitё politike. Qytetari ndihet pak i pёrfaqёsuar nё procesin politik, çka reflektohet edhe tek pakёnaqёsia me partitё apo politikanёt nё pёrgjithёsi. Debatet politike dhe polarizimi i skenёs politike gjithnjё e mё pak reflektojnё prioritetet e elektoratit. Kjo pёrbёn thelbin e asaj qё mund tё pёrkufizohet si kriza e pёrfaqёsimit. Procesi i integrimit nё BE jo vetёm qё nuk e lehtёson por e thellon kёtё krizё. Duke u kthyer nё njё prioritet absolut integrimi pёrbёn de facto programin qeverisёs tё çdo force politike, tё paktёn nё letёr. Kjo mё pas reflektohet nё faktin qё prioritetet e pёrcaktuara nё raportet e BE-sё pёrbёjnё pak a shumё edhe programin qeverisёs tё forcёs politike nё pushtet. Nuk ёshtё rastёsi qё prioritet e pёrcaktuara nё raportet e stabilizim asociimit, si korrupsioni, lufta ndaj trafikut tё qenieve njerёzore apo forcimi i kufijve, pёrbёjnё bazat e programit tё qeverisё. Pa i gjykuar kёto prioritete, mjafton tё theksojmё se ato nuk pёrputhen me atё qё e shqetёson mё shumё elektoratin. Kjo nuk do tё thotё aspak se elektorati shqiptar ёshtё kundёr integrimit tё Shqipёrisё nё BE apo kundёr luftёs ndaj krimit tё organizuar ose korrupsionit. Çёshtje tё tilla gёzojnё mbёshtetjen e elektoratit, por sipas sondazheve, çёshtjet mё themelore elektoratin kanё tё bёjnё me papunёsinё apo zhvillimin ekonomik nё pёrgjithёsi. Çёshtje qё nuk janё tё njё rёndёsie primare nё kudrin e procesit tё integrimit. Shiko Tabela 2. Tabela 2. Cila ёshtё çёshtja mё e rёndёsishme qё duhet tё zgjidhet nga qeveria? Sikurse e tregon edhe tabela e mёsipёrme prioriteti kryesor pёr elektoratin ёshtё papunёsia, mё pas korrupsioni dhe njё sёrё çёshtjesh tё tjera si infrastruktura apo rrogat dhe pensionet. Tё gjitha kёto çёshtje qё ende zёnё njё rol dytёsor nё debatin politik. Kjo nuk do tё thotё qё elektorati nuk e mbёshtet luftёn e ekezekutivit kundёr korrupsioni, por qё shqetёsimet e tij janё mё pranё zhvillimit ekonomik sesa atij institucional, ku duket se ёshtё edhe theksi i qasjes sё BE-sё. Natyrisht BE-ja ka prioritet dhe standarded e saj si organizatё, qё nuk janё aspak tё dёmshme pёr Shqipёrinё, por qё jo domosdoshmёrisht dhe automatikisht reflektojnё prioritetet e kёsaj tё fundit. Mjafton tё pёrmendim qё kontrolli i kufijve, ndonёse ёshtё njё standard qё duhet arritur, ёshtё shumё mё pak prioritar pёr shtetasit shqiptarё sesa pёr burokratёt e BE-sё. Natyrisht nuk ёshtё detyrё e zyrtarёve tё BE-sё qё tё vijnё nё Shqipёri dhe nё fjalimet e tyre tё theksojnё se shteti shqiptar duhet tё luftojё papunёsinё. Kjo ёshtё detyrё e ekzekutivit shqiptar, i zgjedhur nga elektorati vendas pёr tё pasqyruar prioritete e kёtij tё fundit. Pёr sa kohё kёto shqetёsime nuk do tё reflektohen nё politikëbёrje, pёr sa kohё debati politik nuk do tё jetё programatik dhe pasqyrues i shqetёsimeve elektorale, kriza e pёrfaqёsimit do tё thellohet. Sa mё shumё qё kjo krizё thellohet aq mё shumё elita politike humbet legjitimitetin e saj dhe demokracia futet nё krizё. Ky delegjitimim shpjegon deri diku edhe euroentuziazmin shqiptar. Shumica dёrrmuese e qytetarёve shqiptar e mbёshtesin fuqimisht anëtarёsimin e Shqipёrisё nё Bashkimin Evropian. Pёrtej faktorёve subjektiv kjo mbёshtetje nuk rrjedh thjesht nga pёrfitimet qё do tё ketё Shqipёria si anёtare e BE-sё, pёrfitime qё pёr shumicёn e qytetarёve reduktohen tek lёvizja e lirё. Njё arsye pёr euroentuziazmin ёshtё mosbesimi tek elita lokale politike. Jo rastёsisht nё njё sondazh tё bёrё nga Instituti i Studimeve Ndёrkombёtare (ISN) me grupe elitare shoqёrore, shumica e tё intervistuarve (44%) mendonin se Bashkimi Evropian duhet ta anëtarёsojë Shqipёrinё edhe pёrpara se ajo tё jetё e pёrgatitur pёr diçka tё tillё. Anëtarёsia nё BE shikohet si njё garanci mё shumё pёr tё kontrolluar dhe kufizuar papёrgjegjshmёrinё e elitёs lokale, e cila pa mbikёqyrjen e Evropёs nuk i respekton normat demokratike. Pёr kёtё arsye “nuk duhet tё lihet nё dorё tё shqiptarёve pёr t’i respektuar kёto norma, por ёshtё vetё detyrё e Evropёs pёr tё na detyruar pёr t’i respektuar ato.” Sa mё shumё qё elektorati vendas dёshpёrohet me politikat lokale aq mё shumё ata e kёrkojnё shpёtimin tek Bashkimi Evropian. Frazat popullore tё tipit “nuk bёhet Shqipёria me shqiptarёt” nuk janё tё rastësishme, por pasqyrojnё kёtё pesimizёm tё thellё politik. Kёshtu qё nuk ёshtё aspak çudi qё elektorati shqiptar midis vendimmarrjes sё Tiranёs dhe asaj tё Brukselit tё zgjedhё kёtё tё fundit. Ndonёse nuk ekzistojnё sondazhe apo burime tё tjera informacioni pёr ta vёrtetuar diçka tё tillё nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё, ky konkluzion mund tё deduktohet nga fakti se Bashkimi Evropian perceptohet si njё organizatё mjaft demokratike nga grupe tё ndryshme shoqёrore nё Shqipёri. Ndёrkohё qё, sikurse e treguam mё sipёr, besimi tek institucionet demokratike lokale ёshtё mjaft i pakёt. Shiko Tabelёn 3. Tabela 3. Vlerёsime pёr Bashkimin Evropian (BE) Pёr kёtё arsye njё pjesё e mirё e legjitimitetit tё elitёs lokale vjen nga jashtё nё pёrgjithёsi dhe nga BE-ja nё veçanti. Aq mё tepёr qё proceset elektorale tepёr problematike dhe tё kontestuara e kanё reduktuar legjitimitetin e forcёs politike nё pushtet. Pёr pasojё sa mё shumё delegjitimohet pёrballё elektoratit lokal, aq mё shumё elita politike vendase kёrkon miratimin, mbёshtetjen dhe legjitimimin nga institucionet ndёrkombёtare nё pёrgjithёsi dhe ato evropiane nё veçanti. Pёr pasojё ajo adopton, tё paktёn nominalisht, ligjёrimin dhe prioritetet qё vijnё nga kёto organizma qё jo domosdoshmёrisht pasqyrojnё shqetёsimet kryesore tё elektoratit. Pranё njё pёrpjekje pёr tё legjitimuar vetveten elita lokale e thellon edhe mё tej hendekun mes saj dhe qytetarёve, duke arritur kёshtu efektin e kundёrt. Kjo prodhon njё rreth vicioz qё thellon deficitin demokratik; sa mё pak legjitime elitat bёhen nё raport me elektoratin, aq mё shumё legjitimiteti i tyre buron nga faktori ndёrkombёtar dhe procese si ai i integrimit, çka i delegjitimion ato edhe mё tej, pasi prioritetet qё ato artikulojnё janё gjithnjё e mё larg qytetarit dhe gjithnjё e mё pranё burimit tё legjitimitetit. Kjo krizё thellohet edhe mё tej si pasojё e dimensionit apolitik qё mbart vetё procesi i integrimit dhe nga mёnyra se si ky proces manipulohet nga elitat lokale. Mё sipёr theksuam se kriza e pёrfaqёsimit vjen edhe si pasojё e depolitizimit tё procesit politik, e mungesёs sё debatit programatik qё reflekton shqetёsimet e qytetarit. Debati ёshtё gjithnjё e mё pak politik dhe gjithnjё e mё shumё personal, moral apo nё ekstremin tjetёr thellёsisht teknik, çka e bёn tё pamundur sendёrzimin e reformave apo programeve qё mund tё transformojnё sektorё tё rёndёsishёm tё shoqёrisё, si arsimi publik apo shёndetёsia. Lufta antikorrupsion apo akuzat mbi hajdutёrinё e politikanёve tё veçantё, anashkalojnё debatet mbi politika apo programe konkrete qё pasqyrojnё shqetёsimet kryesore tё qytetarit. Qasje tё tilla justifikohen nё kuadrin e prioriteteve tё integrimit, çka shёrben edhe si mburojё justifikuese pёr manipulimin qё qeveria i bёn kёtyre prioriteteve pёr t’i pёrdorur kundёr kundёrshtarёve tё saj politikë. Nё kёtё mёnyrё procesi i integrimit e ul intensitetin e debatit politik nё raport me zgjedhjet qё vendi duhet tё bёjё pёr tё ardhmen, pasi kjo zgjedhje tashmё ёshtё bёrё njёherё e mirё, ajo ёshtё integrimi. Tё gjitha forcat politike bien dakord pёr diçka tё tillё, dhe debati thjeshtёzohet te ritmi dhe mёnyra mё e shpejtё pёr ta arritur diçka tё tillё. Partitё politike e akuzojnё njёra – tjetrёn se janё tё paafta pёr ta anëtarёsuar Shqipёrinё nё BE. Madje, edhe nё fushata elektorale, si pasojё e euroentuziazmit lokal, politikanёt premtojnё njё futje tё shpejtё tё Shqipёrisё nё Evropё. Kёshtu eliminohen pothuajse tёrёsisht debatet mbi modelin apo rolin e shtetit qё po ndёrtohet nё Shqipёri. Nё kuadrin e integrimit theksohet thjesht se shteti duhet tё jetё efikas nё mёnyrё qё tё futemi nё BE. Efikasiteti shikohet si njё atribut thjesht teknik dhe aspak politik, pёr pasojё theksohet domosdoshmёria e reformave thjesht administrativo - burokratike. Aq mё pak flitet pёr rolin e shtetit nё shoqёri apo nё raport me shtresat apo grupet e ndryshme shoqёrore. Shteti shikohet mё shumё si njё makineri asnjanёse, jo politike, qё duhet tё jetё efikas nё realizimin e procesit tё integrimit, mё shumё sesa njё instrument pёr tё zbatuar reforma apo programe politike nё funksion tё grupeve tё ndryshme shoqёrore. Madje, shpesh, sa mё pak njё qeveri ofron nё nivelin programatik dhe zhvillimor, aq mё shumё ajo thekson integrimin si prioritet. Ky mund tё quhet depolitizimi nё nivelin makro. Ekziston edhe njё tjetёr depolitizm nё nivelin mikro. Procesi integrimit ka njё theks thellёsisht administrativ dhe jo politik. Nё fund tё fundit integrimi ёshtё njё proces i dizenjuar dhe i implementuar nga eurokratё, mё shumё sesa europolitikanё. Ai ёshtё njё proces qё bazohet nё reforma administrative, procedura dhe pёrafrim legjislacioni dhe qё e anashkalon maksimalisht procesin politik. Nё fakt vetё procesi i ndёrtimit tё institucioneve shihet si njё proces tёrёsisht teknik. Pra, institucionet nuk shihen si produkte tё njё procesi politik, por pёrkundrazi procesi politik duhet tё jetё prodhim i institucioneve. Si rrjedhojё, nё vend qё tё kёrkohen mёnyrat se si procesi politik, qoftё nёpёrmjet balancimit, pёrfaqёsimit apo kompromisit, mund tё prodhojё institucione sa mё solide, synohet qё procesi i ndёrtimit tё institucioneve tё divorcohet tёrёsisht nga procesi politik. Kjo prodhon institucione me legjitimitet tё cunguar politik, jo pёrfaqёsuese dhe rrjedhimisht tё brishta. Nё kёtё mёnyrё procesi i integrimit fokusohet thellёsisht nё dimensionin teknik tё demokracisё, nё teknologjinё administrativo-legjislative tё saj, mё shumё sesa nё dimensionin pёrfaqёsues apo pjesëmarrёs nё politikëbёrje. Kjo nё fakt reflekton edhe vetё deficitin demokratik qё mbart Bashkimi Evropian. Pёrafrimi i legjislacionit ёshtё shembulli mё i mirё nё kёtё aspekt. Nga njёra anё, nё mёnyrё qё ligjet tё jenё tё mira dhe efikase ёshtё i domosdoshёm njё proces i hapur legjislativ, ku ligji ёshtё produkt i pёrfaqёsimit, diskutimit, sugjerimeve apo debatit midis grupeve tё ndryshme tё interesit. Nga ana tjetër, Shqipёrisё i duhet tё adoptojё mijёra faqe legjislacion, i cili ёshtё produkt i njё procesi intensive pёrkthimi, mё shumё sesa produkt i njё procesi intensive pёrfaqёsimi. Kёshtu prodhohon tё ashtuquajturat “ligje tё mira”, por qё nuk zbatohen. Fakti qё njё ligj mund tё jetё pёrkthyer, pёrshtatur apo fotokopjuar nga BE-ja, nuk e bёn atё ligj tё mirё. Nё njё sistem demokratik njё ligj i mirё ёshtё ai ligj qё gjen zbatim edhe nё terren, pasi reflekton maksimalisht interesat e grupeve tё ndryshme shoqёrore sjelljen e tё cilave normon. Pra, njё ligj i mirё ёshtё gjithashtu edhe njё ligj qё ёshtё i zbatueshёm. Ёshtё njё ligj qё prodhohet nёpёrmjet njё procesi legjislativ tё hapur, pjesëmarrёs dhe pёrfaqёsues. Fatkeqёsisht ekzigjencat e integrimit nuk e mundёsojnё diçka tё tillё. Pёr pasojё prodhohet njё inflacion legjislativ, qё ёshtё vёshtirёsisht i zbatueshёm nga administrata shqiptare me kapacitetet e saj tё kufizuara. Prodhohen shumё ligje, por zbatohen pak prej tyre. Njё pjesё e mirё e kёtyre ligjeve kanё njё sёrё kontradiktash nё vetvete dhe me legjislacionin ekzistues, nuk pasqyrojnё dinamikёn lokale dhe aq mё pak janё produkt i kёsaj dinamike, mё shumё sesa i ekzigjencave legjislative tё procesit tё integrimit. Pёr rrjedhojё kjo shumёsi ligjesh ёshtё vёshtirёsisht e zbatueshme. Çka bёn qё inflacioni legjislativ tё kontribuojё nё moszbatimin e ligjit. Krijohen kёshtu dy sfera gjithnjё e mё tё shkёputura nga njёra- tjetra, ligji nё letёr dhe praktika nё terren. Kjo prodhon dhe konsolidon njё kulturё dhe mjedis joligjor dhe informal, ku lulёzon arbitrariteti, abuzivizmi apo klientelizmi. Pra, kemi efektin e kundёrt tё shtetit ligjor. Konkluzion Pёr tё gjitha arsyet e parashtruara mё sipёr, sa mё shumё qё rendim drejt Evropёs dhe sa mё gjatё flasim pёr tё, aq mё shumё duket se ajo largohet. Çёshtja nuk ёshtё thjesht nёse ёshtё mirё apo jo pёr Shqipёrinё qё tё jetё anёtare e Bashkimit Evropian. Mё i rёndёsishёm pёr momentin ёshtё procesi nёpёrmjet tё cilit do tё ndodhё diçka e tillё, pra integrimi. Integrimi nuk ёshtё njё proces i mirё apo i keq nё vetvete. Mёnyra se si ёshtё konceptuar ky proces nga BE-ja, mёnyra se si ky proces pёrdoret, manipulohet apo abuzohet nga elitat lokale, ka bёrё qё ai jo vetёm të mos i shёrbejё forcimit tё demokracisё, por tё prodhojё njё sistem hibrido-demokratik, qё nuk mund tё mbijetojё pa ndihmёn e ndёrkombёtarёve. Demokracia shqiptare tashmё duket sikur ёshtё prej kohёsh nё njё sallё reaminacioni, qё e ka emrin “Integrim”. Ose po tё pёrdorim njё metaforё mё tё zbutur, duket se demokracia shqiptare nuk po arrin tё maturohet, çka pasqyrohet edhe nё sjelljen e politikanёve shqiptarё, qё duken gjithnjё e mё fёminorё nё aktet e tyre. Integrimi pёrbёn fёmijёrinё e demokracisё shqiptare, ndёrsa anëtarёsimi nё BE, maturimin e saj. Nё kёtё marrëdhёnie komplekse BE-ja ёshtё nё rolin e prindit, qё po e ndihmon Shqipёrinё tё rritet. Problemi ёshtё se nё vend qё kjo marrëdhёnie gradualisht tё eliminohet, ajo po riprodhohet nё vazhdimёsi. Sa mё shumё BE-ja pёrmbush rolin e saj tё prindit, aq mё shumё Shqipёria pёrmbush rolin e saj tё fёmijёs, nё njё proces qё quhet integrim. Mёnyra se si ёshtё konceptuar procesi i integrimit, si njё tёrёsi detyrash qё i jepen fёmijёs nga prindi/mёsuesi, dhe jo si njё proces politik pёrfaqёsues vetёreflektimi dhe vetёmёsimi, bёn qё marrëdhёnia prind-fёmijё midis Shqipёrisё dhe BE-sё tё riprodhohet vazhdimisht. Nё kёtё mёnyrё, sa mё shumё kalon koha aq mё shumё fёmija (Shqipёria) duket se ka nevojё pёr prindin (BE-nё). Pra, afrimi me BE-nё riprodhon fёmijёrinё e demokracisё shqiptare ose brishtёsinё e saj. Si pasojё procesi i integrimit nuk prodhon domosdoshmёrisht mё shumё demokraci, ndonёse rrit nevojёn pёr demokratizim. Kjo, pasi premisa se integrimi ёshtё njёkohёsisht edhe demokratizim, ngrihet mbi presupozimin se demokracia ёshtё njё sistem tёrёsisht i importueshёm. Nё rastin konkret modeli qё po importohet ёshtё ai i demokracisё evropiane me ligjet, teknikalitetet dhe procedurat qё listohen nё raportet e Stabilizim Asociimit. Prandaj pikёrisht nё kёtё nivel duhet shtruar pyetja: Nё ç’masё, nёse po, mund tё importohet demokracia si sistem? Shqipёria ka njё traditё tё pasur nё importimin e sistemeve tё ndryshme politike. Kёshtu, Zogu importoi monarkinё si model, mё pas u importua sistemi komunist, ndёrsa sot duket se po importohet demokracia. Mirёpo ndryshe nga pothuajse tё gjitha sistemet e mёparshme demokracia ёshtё vёshtirёsisht e importueshme, pasi pёrtej emrit ajo si sistem varion nё mёnyrё tё ndjeshme nga njёri vend nё tjetrin. Nё fakt, karakteristika kryesore e demokracisё, dhe ndoshta edhe pika e saj e fortё, ёshtё se pёr tё qenё e suksesshme ajo duhet tё prodhohet, sendёrzohet dhe rritet nё mёnyrё lokale, nga njё komunitet i lirё dhe i pavarur qytetarёsh, vullnetin e tё cilёve ajo shёrben pёr ta sendёrzuar, pasqyruar dhe zbatuar. Kёtu qёndron edhe “natyrshmëria” e sistemit demokratik, ndryshe nga shumё sisteme tё tjera moderne, qoftё fashist apo komunist, tё cilat janё qartёsisht tё pёrcaktueshёm si nё ideologjinё ashtu edhe nё funksionimin e tyre, dhe pёr pasojё edhe lehtёsisht tё importueshёm. Pёrkundёr sistemeve tё tilla, pёrtej disa parimeve themelore si zgjedhjet e lira dhe tё ndershme, ёshtё e vёshtirё tё ndёrtosh njё model universal tё demokracisё, pasi ajo ёshtё zhvilluar nё mёnyra tё ndryshme, nё vende tё ndryshme, nё periudha tё ndryshme. Nё thelb demokracia e pёrjashton importimin ideologjik, pasi nёse ajo nuk prodhohet dhe rritet lokalisht atёherё ajo nuk mund tё quhet demokraci, apo qeverisje nga populli. Nё dimensionin e saj mё themelor demokracia duhet tё burojё nga brenda dhe jo tё importohet nga jashtё. Jo rastёsisht pёrpjekjet demokratizuese tё ardhuara nga jashtё, me gjithё qёllimin e mirё, kanё qenё shumё pak rezultative, institucionet mё tё qendrueshme dhe mё efikase kanё qenё ato tё ngritura nga “brenda”, siç janё partitё politike. Pёr kёtё arsye, qasja aktuale qё e njehson demokratizimin me integrimin bie ndesh me vetё “esencën” e njё sistemi demokratik. Pёr sa kohё BE-ja pozicionohet nё rolin e prindit ёshtё e vёshtirё tё flasёsh pёr pёrfaqёsimin apo sendёrzimin e njё vullneti popullor apo interesave lokale nё qeverisje. Si sistem demokracia presupozon njё komunitet sovran, qё ёshtё nё gjendje tё identifikojё interesat nёpёrmjet njё procesi tё hapur politik pёrfaqёsimi. Pra, presupozohet njё komunitet individёsh tё rritur dhe jo fёmijё. Kjo ёshtё e pamundur pёr sa kohё si tek elita lokale, ashtu edhe tek elektorati nё pёrgjithёsi artikulimi i interesave tё pёrbashkёta i delegohet Evropёs. Elita nё kёtё mёnyrё eviton pёrgjegjёsinё qeverisёse dhe fiton legjitimitet, ndёrsa elektorati e bёn kёtё si pasojё e humbjes sё besimit tek elita lokale. Produkti i kёsaj dinamike ёshtё moto “Evropa e di mё mirё se çfarё ёshtё e mirё pёr ne”. Pra, Evropa nё kёtё rast pozicionohet nё mёnyrё tipike nё rolin e prindit qё merr vendimet pёr fёmijёn, njё subjekt ende i paaftё pёr tё pёrcaktuar tё mirёn e vet. Ky nuk ёshtё njё pozicion i ri nё hapësirёn politike shqiptare, dikur ai ёshtё zёnё nga Partia Komuniste nё harmoni me Republikёn Federale Jugosllave, mё pas me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinёn dhe nё fund vetёm nga Partia e Punёs. Fatkeqёsisht njё pozicionim i tillё e riprodhon fёmijёrinё e komunitetit politik mbi tё cilin aplikohet. Kёshtu, komuniteti ynё politik ende nuk gёzon njё sovranitet konceptual, nёpёrmjet tё cilit pёrcaktohen dhe pёrfaqёsohen interesat e grupeve tё ndryshme. Pa tё, ёshtё vёshtirё tё flitet pёr njё sovranitet politik, çka ёshtё edhe baza e njё demokracie funksionale. Prandaj mbase duhet riparё nё mёnyrё kritike procesi i integrimit nё BE, pasi nё fund tё fundit ai nuk ёshtё njё qёllim nё vetvete, mbarimi ёshtё treguesi kryesor i suksesit tё tij. Zhvillimi, funksionimi i demokracisё, janё objektivat qё synohen nё vetvete, me apo pa integrimin. Çdo proces qё anashkalon apo vendos nё plan tё dytё synime tё tilla, duhet parё me skepticizёm. Nё “vrapin” tonё tё zellshёm drejt Evropёs duket se kemi harruar tё merremi me vetveten. Aq sa mё shumё sesa pёr tё arritur Evropёn duket se vrapojmё pёr t’u larguar nga vetvetja. Duhet tё ndalojmё, tё marrim frymё thellё nё mёnyrё qё Evropa tё vij tek ne, pra tё arrijmё ato standarde qё na bёjnё njё shtet “evropian”. Nё kёtё proces integrimi evropian duhet parё si njё faktor ndihmёs, por kurrsesi zёvendёsues, pasi integrimi nё BE nuk mund tё zёvendёsojё sistemin demokratik. Ai duhet tё jetё nё funksion dhe jo nё zёvendёsim tё kёtij sistemi. Pёrndryshe, veçse do tё konsolidohet njё demokraci fasadё qё i ngjason demokracisё evropiane veçse nё letёr. Ashtu siç ligjet tona nё letёr janё tejet “evropiane”, por nё zbatim janё tejet “shqiptare”. Edhe pёr sistemin politik qё po sendёrzojmё ekziston njё rrezik real, qё nёpёrmjet procesit tё integrimit sistemi politik qё synojmё tё ndёrtojmё, tё jetё gjithnjё e mё larg sistemit politik nё tё cilin jetojmё. Nuk do tё ishte hera e parё qё shoqёria shqiptare do jetonte nё njё dyzim tё tillё midis asaj qё deklarohet dhe asaj qё jetohet. Diktatura komuniste qё kaluam ishte njё sistem dyzimi apo hipokrizie par excellance. Nga njёra anё glorifikohej sistemi socialist si arritja mё e lartё e demokracisё popullore dhe e zhvillimit ekonomik, nga ana tjetër, jetohej çdo ditё nё njё sistem politik diktatorial dhe nё deprivim tё thellё ekonomik. Nё kёtё dyzim apo hipokrizi shoqёrore Shqipёria pёrjetoi njё tranzicion pothuajse 50-vjeçar nga socializmi drejt komunizmit, qё nё fakt nuk u arrit kurrё. Prandaj mbase duhet bёrё kujdes qё tranzicioni drejt BE-sё ose procesi i integrimit, mos tё riprodhojё tё njёjtin efekt, ku ne i afrohemi pafundёsisht njё objektivi qё mё pas edhe mund tё zhduket. Pasi rrezikojmё qё nё fund tё njё rrugёtimi tё gjatё tranzicional tё kuptojmё se nuk kemi ndёrtuar asgjё, dhe se duhet t’ia nisim punёs pёrsёri, duke u gjendur sёrish nё fillim tё njё tranzicioni tё ri, drejt njё objektivi tё ri. Blendi Kajsiu ёshtё pedagog i shkencave politike nё Universitetin Europian tё Tiranёs (UET). Gjithashtu ai shkruan si analist politik nё median shqiptare, punon si konsulent pёr cёshtjet e politikёs dhe tё demokratizimit pёr disa nga organizatat e ndёrkombёtare qё veprojnё nё Shqipёri dhe si kёrkues shkencor pёr njё sёrё institucionesh kёrkimore shqiptare dhe ndёrkombёtare. Ai ka bёrё njё sёrё studimesh nё aspekte tё ndryshme demokratizimit shqiptar, si pushteti vendor, partitё politike dhe ligjёrimi politik qё janё botuar si brenda ashtu edhe jashtё vendit. Blendi Kajsiu ёshtё diplomuar nё dy degё, Ekonomi dhe Shkenca Politike, nё Universitetin Amerikan tё Bullgarisё (AUBG), mё pas ka kryer njё Master nё Studimet e Paqes dhe Konfliktit, nё Universitetin “Notre Dame”, nё Indiana, SHBA
Burimet
Programi i Qeverisё. “Integrimi Evropian dhe Euroatlantik”. Tiranё 2005..
Shiko Tomas Carothers “The End of the Tranzition Paradigm,” Journal of Democracy. Volume 17, Number 1. National Endowment for Democracy and the John Hopkins University Press.
|
Numrat e Revistës Polis
Më të lexuarat
Who's Online
We have 3 guests onlineMenuja kryesore
| HOME |
| RRETH POLIS |
| BORDI EDITORIAL |
| STANDARTI I CITIMIT |
| KRITERET E VLERËSIMIT |
| KONTAKT : . |

Login Form






![]() | Sot | 3 |
![]() | Dje | 156 |
![]() | Kete jave | 707 |
![]() | Javen e shkuar | 861 |
![]() | Kete muaj | 3 |
![]() | Muajin e shkuar | 3780 |
![]() | Gjithe vizitat | 30968 |
Your IP: 38.107.191.97
,
Today: Jul 31, 2010









